Lajme

Ministri Hoxha në terren në Hasanbeg: Në vijim e sipër realizimi i një projekti të rëndësishëm për rregullimin e kanalit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot inspektuan punimet ndërtimore për rregullimin e kanalit kullues në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Ministria investon 21 milionë denarë në këtë projekt, ndërsa aktivitetet ndërtimore në terren tashmë janë në fazë të avancuar me betonimin e shtratit me qëllim mbrojtjen e përhershme nga përmbytjet. Ky kanal është pjesë kyçe e sistemit hidromeliorativ për kullimin e “Fushës së Shkupit” dhe pranimin e ujërave atmosferikë.

‘Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor po zbaton një ofensivë infrastrukturore në mbarë vendin. Në këtë mënyrë, po vendosim themelet për një kthesë të vërtetë të gjelbër’, deklaroi ministri Hoxha, duke shtuar se në vijim e sipër është edhe përgatitja e katër projekteve të tjera të rëndësishme me të cilat po modernizohet infrastruktura komunale e komunës së Gazi Babës.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar në zgjidhjen sistemike të problemeve dekadore të qytetarëve dhe në ngritjen e cilësisë së jetesës në çdo vendbanim.

Banner

Related posts

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

Admin2

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Admin2

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Admin2