AKTUALE

Rina Ajdari nderohet me titullin “Ambasador i Paqes” nga UPF

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, është nderuar sot me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (Universal Peace Federation).

Ky vlerësim përfaqëson një njohje të angazhimit të saj në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në shoqëri. Me këtë rast, Ajdari theksoi se ky titull nuk është vetëm një privilegj personal, por mbi të gjitha një përgjegjësi për të vazhduar punën me përkushtim në ndërtimin e mirëbesimit, tolerancës dhe dialogut ndërmjet qytetarëve.

Ajo nënvizoi se pikërisht këto vlera përbëjnë bazën e paqes dhe mirëqenies së përgjithshme, duke shtuar se çdo brez ka detyrimin të mbrojë dhe të forcojë lirinë dhe paqen.

Ajdari shprehu mirënjohjen e saj për këtë vlerësim, duke falënderuar organizatorët dhe duke ritheksuar përkushtimin e saj për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe paqësore.

Ja postimi i plotë:

Sot, kisha nderin e veçantë të pranoj titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (Universal Peace Federation). Ky vlerësim përbën një përgjegjësi për të punuar me përkushtimin më të madh në ndërtimin e mirëbesimit, bashkëpunimit, tolerancës dhe dialogut në shoqëri.
Janë pikërisht këto vlera që qëndrojnë në themel të paqes dhe mirëqenies së përgjithshme.
Faleminderit me përulësi!
Nuk është e rastësishme thënia që liria dhe paqja përbëjnë gjëra të gjalla dhe secili brez që dëshiron t’i gëzojë, duhet t’i mbrojë e t’i gjallërojë sërish.

Banner

Related posts

Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Anëtarësimi në NATO na ka vendosur nën mbojtje të një prej prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë

Gjyla Halili

VLEN: Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve. Po derdhin lot krokodili në mungesë të pushtetit

Gjyla Halili