AKTUALE

Kryetari i Kuvendit Gashi ka realizuar një takim lamtumirës me ambasadorin kinez Zhang Xuo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Republikës Popullore të Kinës në vend Xhang Xuo.
Me këtë rast, Kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e ambasadorit Xou në vitet e kaluara për ruajtjen dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira që dy vendet i kanë kultivuar me dekada. Ai i uroi ambasadorit kinez suksese në punën e tij të mëtejshme dhe në detyrat e reja” informojnë nga Kabineti i Gashit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se pavarësisht distancës gjeografike, marrëdhëniet mes dy shteteve janë miqësore dhe zhvillohen në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
“Në takim u bisedua edhe për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dhomave legjislative, duke pasur parasysh se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë po vazhdon procesi i konstituimit të grupeve parlamentare për bashkëpunim”, kumtojnë nga Kabineti.

Ambasadori Xuo theksoi solidaritetin mes dy shteteve gjatë trajtimit të pandemisë Kovid.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjes, si dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.

Banner

Related posts

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë.”

Gjyla Halili

Panel diskutim “Sundimi i ligjit dhe procesi eurointegrues – sfidat dhe mundësitë për vendet kandidate për anëtarësim në BE”

Gjyla Halili

Nuk ka marrë asnjë post, Ali Ahmeti: Për mua më shumë rëndësi ka misioni se sa funksioni

Gjyla Halili