AKTUALE

Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!

Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuse që të përkushtohet në kryerjen e detyrës që ka dhe mos të merret me politikë ditore.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në nivel të detyrës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese më tepër ka filluar të sillet si kryetar partie apo si një institucion që merret me politikë ditore sesa kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuse të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar i Gjykatës Kushtetuse nësë dëshiron që ta respektojmë atë institucion, ashtu siç duhet respektuar. Por me deklarimet e tij ai ngjan se më shumë ka dëshirë të merret me politikë ditore. Nëse është kështu, le ta lëshojë atë pozite dhe të del për deputetë ose për ndonjë pozitë tjerë politike ku mund t’i shprehë qëndrimet e tij për politikat ditore”, u shpreh Mexhiti në podcasting e portalit Ora24.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Bujari do të jetë i pari ndërsa 8 Maj është festa madhështore

Gjyla Halili

Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Gjyla Halili

Duda Balje selam Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

Gjyla Halili