Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Rina Ajdari, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Institutit për Politika Europiane (EPI), gjatë të cilit u prezantuan rezultatet e anketës debatuese me qytetarët lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian.Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në diskutimet që lidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe nevoja për forcimin e rolit të Kuvendit përmes dialogut konstruktiv politik, mbikëqyrjes efektive parlamentare dhe bashkëpunimit më të ngushtë me shoqërinë civile dhe ekspertët e fushave të ndryshme.Sipas gjetjeve të prezantuara, qytetarët e njohin rëndësinë e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian dhe presin që puna parlamentare të jetë më e hapur, më transparente dhe më e orientuar drejt komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët.Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Rina Ajdari, theksoi se angazhimi i deputetëve duhet të përqendrohet në zhvillimin e debateve të hapura, komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët dhe krijimin e politikave dhe ligjeve cilësore, në përputhje me nevojat dhe interesat e qytetarëve.„Procesi i integrimit evropian kërkon institucione funksionale, dialog politik dhe përfshirje të gjerë të shoqërisë. Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe duhet të jetë hapësirë ku qytetarët, shoqëria civile dhe ekspertët mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në debatet për çështjet që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit“, u shpreh Ajdari.Ajo vlerësoi rëndësinë e iniciativave që krijojnë hapësirë për dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe bëri të ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me tema të tjera aktuale dhe me interes për qytetarët.Takimi me përfaqësuesit e EPI-së është pjesë e përpjekjeve për të nxitur një debat më gjithëpërfshirës mbi rolin e Kuvendit dhe përgjegjësitë e tij në procesin e integrimit evropian.


