AKTUALE

Rina Ajdari ironizon Arben Fetahun: ” A mund të flas shqip”/ Hapu tokë na përbij

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Aeben Fetau i cili në një ngjarje sot pyeti gazetarët nëse “mund të flet shqip”.

Rina Ajdari

Pyetja: “A mund të flas shqip”? në një vend ku shqiptarët janë popull autokton është më shumë se fyerje dhe nënçmim. Autori në fjalë, e mohon identitetin dhe mundohet ta bëjë gjuhën tonë të duket si gjuhë e huaj në trojet tona shekullore.

Hapu tokë e na përbij! Një pyetje e tillë nuk duhet të parashtrohet kurrë sepse gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë themelore dhe e drejtë kushtetuese. Kur do t’a kuptojnë ca shqipfolës?

Vetë nevoja për të pyetur tregon një realitet diskriminues e mizerabël. Nuk kemi nevojë të përballemi me nënvlerësime të kësaj natyre. Dhe e dini pse? Për hir të së kaluarës dhe historisë tonë të lavdishme. Nuk na ka hije!

#kjoqeverinukvlen

#tetorireferendum

Banner

Related posts

GRUPI I DYTË I HAXHILERËVE TË TETOVËS ARRITËN NË VENDLINDJE

Gjyla Halili

Lloga ankohet te ndërkombëtarët për idenë e qeverisë në ardhje për “shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve”

Gjyla Halili

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Gjyla Halili