AKTUALE

Rina Ajdari falenderon kryetarin Ahmeti dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë

Deputetja e BDI-së tani më kandidate për deputet nga Fronti Evropian, Rina Ajdari nëpërmjet një postimi në fb ka falenderuar kryetarin e Bdi-së Ali Ahmeti dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë.

“Gjatë mandatit të kaluar kemi kaluar shumë sfida të cilat së bashku me kolegët i kemi tejkaluar dhe kemi arritur të kemi suksese historike, siç është zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, z. Talat Xhaferi dhe shumë suksese tjera”- ka theksuar Ajdari.

Ja postimi plotë:

Të nderuar qytetarë,

Duke e falënderuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe Këshillin e Përgjithshëm për besimin e dhënë, ju informoj që do të jem kandidate për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore, e renditur me numrin pesë.

Gjatë mandatit të kaluar kemi kaluar shumë sfida të cilat së bashku me kolegët i kemi tejkaluar dhe kemi arritur të kemi suksese historike, siç është zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, z. Talat Xhaferi dhe shumë suksese tjera.

Edhe në mandatin e ardhshëm na pret shumë punë. Andaj kërkoj besimin tuaj për listën tonë të kandidatëve të Frontit Europian të cilët dinë dhe kanë dëshmuar se obligimet, përgjegjësitë dhe detyrat i kryejnë me përkushtim.

Na priftë e mbara!

Banner

Related posts

Agim Nuhiu: Në Gostivar u shënua Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut!

Gjyla Halili

Kovaçevski: Më 9 maj, unë sërish do të jem kryeministër! Deri në vitin 2030 do ta anëtarësojmë vendin në BE

Gjyla Halili

Tetovë, për një ditë dënohen 57 vozitës

admin