Shoqata për fëmijët me nevoja të veçanta “Fëmijët e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Sabra Drecaj, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë ndaj z. Mark Nikollë Lulgjuraj për gjestin e tij fisnik dhe human.
Z. Lulgjuraj ka vendosur që shumën prej 500 eurosh, të fituar si pjesë e çmimit të ndarë nga Komuna e Tuzit për kontributin në bamirësi, ta dhurojë për shoqatën tonë, e cila në mënyrë të vazhdueshme angazhohet për mbështetjen dhe mirëqenien e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ky veprim përbën një shembull të veçantë të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. Për shoqatën “Fëmijët e Malit të Zi”, kjo dhuratë nuk është vetëm një ndihmë financiare, por edhe një mbështetje e rëndësishme morale për punën dhe misionin tonë.
“Kur e mira ndahet me të tjerët, ajo bëhet edhe më e madhe. Ky kontribut do të jetë një ndihmë e çmuar për fëmijët tanë dhe një dëshmi se solidariteti i komunitetit mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre”, u shpreh Sabra Drecaj, udhëheqëse e shoqatës.
Shoqata “Fëmijët e Malit të Zi” i shpreh z. Mark Nikollë Lulgjuraj mirënjohjen e thellë për këtë akt bujarie dhe për vendimin që këtë vlerësim ta ndajë me fëmijët që kanë nevojë për përkrahjen e të gjithë komunitetit.
Faleminderit për humanizmin, bujarinë dhe mbështetjen!
Ja postimi plotë:
Shoqata ynë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë ndaj z. Mark Nikollë Lulgjuraj, i cili vendosi që shumën prej 500 eurosh, të fituar si pjesë e çmimit të ndarë nga Komuna e Tuzit për kontributin në bamirësi, ta dhurojë për shoqatën tonë, e cila punon çdo ditë në mbështetje të fëmijëve.
Ky gjest fisnik është dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe dashurisë për komunitetin. Për ne, kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por mbi të gjitha një mesazh i fuqishëm se e mira shumëfishohet kur ndahet me të tjerët.
Faleminderit që zgjodhët ta ndani këtë vlerësim me ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje!
