AKTUALE

Reshjet e paralajmëruara të favorshme për bujqësinë

Kushtet aktuale të motit me vranësira të ndryshueshme dhe reshje pritet ta rrisin lagështinë në tokë e cila është e nevojshme për drithërat, frutat dhe hardhitë. Agrometeorologët rekomandojnë që prodhuesit bujqësorë të vazhdojnë me aktivitetet dhe kujdesin e mbjelljeve.

Është e nevojshme, shtojnë, të pastrohen edhe kanalet për derdhje më të lehtë të ujërave sipërfaqësore.

“Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështisë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të shiut. Për shkak të lëshimit të masës më të ftohtë ajrore në male reshjet përkohësisht do të kalojnë në borë dhe në malet më të larta do të formohet shtresë e re e borës. Kushtet e tilla të motit, me reshje të reja të shiut, pritet ta përmirësojnë gjendjen e lagështisë së tokës, e cila është e nevojshme te drithërat, te llojet e pemëve, te hardhitë. Sigurimi i ujit është kusht shumë i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim normal te të gjitha kulturat. Gjithashtu edhe të mbjellat e vjeshtës vazhdojnë me zhvillim për çka u nevojitet lagështi e madhe. Uji gjithashtu është i nevojshëm edhe për kulturat e tjera, për shkak të zhvillimit të tyre intensiv ka edhe konsum më të madh të ujit”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Banner

Related posts

Kryeminstri Xhaferi: Data e sotme është skalitur në kujtesën kolektive me pikëllim, hidhërim dhe dhimbjen shumë të madhe të shkaktuar nga deportimi i hebrenjve nga shteti ynë

Gjyla Halili

Rafis Aliti: Kthjelluni, gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit sollën paqe

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së

Gjyla Halili