AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot, në 37-vjetorin e rënies së tyre, veprimtarët e çështjes kombëtare, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, të cilët ranë më 2 nëntor 1989.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti ka vlerësuar lart guximin, përkushtimin dhe sakrificën e dy veprimtarëve, duke theksuar se ata i përkisnin një brezi që nuk u pajtua me robërinë, padrejtësinë dhe mohimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Ai ka rikujtuar betimin e tyre „Liria a vdekje!“, si një zotim jetësor që Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu e dëshmuan me veprën dhe sakrificën e tyre.

Sipas Ahmetit, figura e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë dhe kujtesës kombëtare, ndërsa gjaku i derdhur për liri përbën obligim për ruajtjen, forcimin dhe përcjelljen e lirisë te brezat e ardhshëm.

Në fund të mesazhit, Ahmeti ka shprehur nderimin e tij për dy veprimtarët dhe për të gjithë dëshmorët e veprimtarët e çështjes kombëtare.

„Lavdi e përjetshme Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare!“, ka përfunduar mesazhin Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Gjyla Halili

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

Gjyla Halili

GJENERALI I FSK-SË, PËRBALLË THEMELUESIT E KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-SË ALI AHMETIT

admin