AKTUALE

Lëvizja Besa: Policia po merr në pyetje anëtarët e forumit rinor

Banner

Lëvizja Besa sot nëpërmes një konference për media ka akuzuar BDI-në se po keqpërdorë SPB Tetovë të qëllime të veta politika.

Nga atje thonë se policia ka marrë në pyetje disa anëtarë të forumit rinor të Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN si përfaqësues të institucioneve lokale në Tetovë.

Arsye konkrete për marrjen e tyre në polici nuk ka. Atë që dimë është se në stacion fillimisht janë ftuar në mënyrë joligjore, përmes telefonit që urgjentisht të paraqiten në polici, e shumë më vonë ua kanë dërguar ftesën me shkrim, siç duhet të veprojë policia.

Ajo që mund të themi është se veprimet e këtilla diktaroriale bëhen nga shefi i SPB Tetovë, Shefik Bajrami, i emëruar në këtë pozitë në mënyrë joligjore edhe pse ka dosje kriminale dhe është i dyshimtë për pjesëmarrje në më shumë vepra të rënda. Por me insistimin anti-ligjor të BDI-së mban postin e shefit të SPB Tetovë”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nga atje theksojnë se thirrja në polici, një ditë para zgjedhjeve, është një mekanizëm frikësimi, siç bëri para dy muajve Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Beograd.

Related posts

Seanca për inceneratorët, ish-ministri Lefter Koka ndihet keq në gjyq: Erdha për respekt të gjykatës

admin

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vizituan konakun ku u nënshkrua akti i themelimit i kësaj qendre të arsimit dhe shkencës

Gjyla Halili

Spasovski: Të mos harrohet 27 prilli – data më e zezë në historinë e demokracisë sonë

Gjyla Halili