Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në kabinetin e tij një delegacion të Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Olovës, nga Bosnja dhe Hercegovina, i përbërë nga Esad ef. Pepiq kryeimam i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Olovës, Amir ef. Muminoviq, sekretar, Asif ef. Bjeliq imam i Çunishtës, Vahidin ef. Bërçiq imam i Kamenskos, Ajdin ef. Smailhoxhiq imam i Rijekës si dhe Nedim ef. Gondzhiq hatib në SRC Ajdinovići.
Reisul-ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke vlerësuar vizitën dhe duke theksuar rëndësinë e komunikimit, bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet institucioneve dhe kuadrove fetare të dy vendeve.
Gjatë takimit u bisedua për çështje me interes të përbashkët në fushën e organizimit të jetës fetare, veprimtarisë së imamëve dhe zhvillimit të aktiviteteve edukative e fetare, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Delegacioni i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Olovës shprehu mirënjohjen për pritjen, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve islame.
Në fund të takimit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shenjë mirënjohje dhe respekti, nderoi mysafirët me një plaketë kuptimplote si dhe u dhuroi atyre letërnjoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV. Ndërsa a nasjelltas, edhe mysafirët nderuan Reisul Ulemanë duke i dhuruar monografinë e Olovës si dhe dhurata tjera simbolike, duke shprehur falenderime të veçanta në drejtim të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai./tv globi

