AKTUALE

REISUL ULEMA MERR PJESË NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË KËSHILLIT EDUKATIVO-ARSIMOR NË MEDRESENË “ISA BEU”

Banner

Sot, më 23 qershor 2025 (e hënë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Edukativo-Arsimor në Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Reisul Ulema ishte i shoqëruar nga drejtori i sektorit për informim në BFI, Fidush ef. Ibraimi, ndërsa u mirëprit nga drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, së bashku me stafin drejtues dhe pedagogjik të institucionit.

Në fjalën e tij, Reisul Ulema shprehu përkrahjen e pakushtëzuar të institucionit që ai drejton për këtë vatër të dijes islame, duke theksuar rëndësinë që Medreseja “Isa Beu” ka në formimin dhe edukimin e brezave të rinj me dije, vlera fetare, kulturore dhe kombëtare.

Ai vlerësoi lartë punën e palodhshme të stafit arsimor dhe udhëheqës të Medresesë, dhe theksoi domosdoshmërinë që kjo traditë e shkëlqyer të ruhet dhe të përparojë, në përputhje me nevojat e kohës dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me diskutime të dobishme dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë arsimore dhe edukative në këtë institucion të respektuar.

Related posts

“Shëndetësia në gatishmëri për Koçanin”, Dika: Lajme të rrejshme, i dërguan gjithë të lënduarit jashtë vendit!

Gjyla Halili

BDI: Avancimet një etnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve – Zëvendësministri nga LEN pa informim, pa ndikim

Gjyla Halili

Fatmir Dehari fton organet të zbulojnë personat e papërgjegjshëm që ndezën zjarrin te hedhurinat

Gjyla Halili