AKTUALE

REISUL ULEMA I BFI-SË SË RMV-SË MORI PJESË NË CEREMONINË SOLEMNE ME RASTIN E 35-VJETORIT TË PAVARËSISË SË RMV-SË

Sot, më 7 shtator 2026, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në këtë ceremoni, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikës, bashkësive fetare, trupit diplomatik dhe personalitete të tjera, u shënua 35-vjetori i një prej datave më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të vendit.Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë ngjarje solemne dëshmon për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Fetare Islame në jetën institucionale dhe shoqërore të vendit, si dhe për përkushtimin e saj ndaj vlerave të paqes, bashkëjetesës, respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet të gjithë qytetarëve.Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në shenjë të respektit për historinë, shtetësinë dhe të ardhmen e përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Funksionerat e Alternativës me vetura zyrtare, ua bllokojnë gazetarëve kamerat me çamçakëza

admin

Peticioni i Këshillit nacional maqedonas në Zvicër/ Reagojnë shoqatat shqiptare në Zvicër

Gjyla Halili

“Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin – automjete elektrike dhe “car-sharing” si zgjidhje për ndotjen”

Gjyla Halili