AKTUALE

Gradeci bashkon strukturat e BDI-së: Mesazh i fortë uniteti, respekti dhe bashkëpunimi

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, dje u zhvillua një takim mes Këshillit Vendor të Gradecit, strukturave të larta të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe mysafirëve të pranishëm.

Takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit, respektit dhe komunikimit të ndërsjellë, duke krijuar një atmosferë të veçantë mes të pranishmëve.

Në emër të Këshillit Vendor Gradec, u shpreh mirënjohje për anëtarin e Këshillit, z. Bashkim Islami, për iniciativën dhe organizimin e këtij takimi.

Nga Këshilli Vendor theksuan se takime të tilla përbëjnë një dëshmi të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe të frymës së unitetit.

Takimi u përmbyll me falënderime për të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre në krijimin e një atmosfere të ngrohtë, miqësore dhe konstruktive.

Banner

Related posts

Revolucioni që përfundoj në iluzion!

admin

Dialog social në Kumanovë, rritjen e interesimit për shkollat profesionale

admin

Zgjedhje lokale 2025: Verifikimi publik në Listën zgjedhore përfundon nesër, deri më 13 shtator të parashtrohen listat e kandidatëve

Gjyla Halili