AKTUALE

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË INAUGURIMIN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ REFIK AJETI” NË LIKOVË

Sot, 1 gusht, me ftesë të Myftiut të Kumanovës, H. Abedin ef. Imeri, Kryetari I Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Institutit të Hifzit “Hafëz Refik Ajeti” në Likovë të Kumanovës.

Në këtë ngjarje madhështore, morën pjesë përfaqësues të Komunës së Likovës, mysafirë nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Novi Pazarit në krye me H. Nexhat ef. Hasanoviç, Kryetari i Bashkësisë Islame të Italisë, Dr. Reshat ef. Ibishi, ish Kryetari i KMSHZ, Mr. Nehat ef. Ismaili, profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë “Isa Beu”, imamë, ulema, si dhe një numër i madh besimtarësh nga Likova dhe rrethina.

Me këtë rast, Reisul Ulema mbajti një fjalë rasti, ku vlerësoi hapjen e Institutit të Hifzit si një qendër me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave islame, veçanërisht të mësimit përmendësh të Kur’anit Fisnik. Ai gjithashtu përkujtoi kontributin e çmuar të të ndjerit Hafëz Refik Ajeti dhe Bajram Ajetit, duke theksuar se trashëgimia e tyre fetare, arsimore dhe kombëtare do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.

Reisul Ulema, vlerësoi lartë angazhimin e palodhshëm edhe të nëpunësve fetarë të këtij fshati, duke filluar nga vaizi, Hfz. Sedat ef. Jonuzi, Imami, Hfz. Muhamed ef. Ajeti si dhe mual-limi, Hfz. Mevlud Mahmudi.

Në përfundim të ceremonies, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me Muftiun e BFI – Kumanovë, H. Abedin ef. Imeri, në mënyrë solemne Hfz. Mevlud Mahmudit i dhuruan vendimin për emërimin e tij përgjegjësitë këtij instituti.

Allahu e bëftë këtë objekt vatër edukimi, arsimimi dhe kultivimi të vlerave të larta fetare dhe kombëtare.

Banner

Related posts

Selami me mesazh ndaj pushtetit: Thonit që nuk fitohet BDI në pushtet, hajde provone në zgjedhje te parakoheshme fitone BDI duke qenë në Opozitë

Gjyla Halili

Gemini i Google po vjen në makinën dhe orën tuaj inteligjente

Gjyla Halili

Kryeministri Mickoski në inspektim të aktiviteteve ndërtimore për sanimin e hidrosistemit Gjavato

Gjyla Halili