AKTUALE

Blerant Ramadani takohet me Iljaz Veselin në frymën e bashkëpunimit për Sarajin

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, është takuar me kryetarin aktual të komunës, Iljaz Veseli, në një takim që u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit për zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ramadani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ta çuar Sarajin përpara me vizion të përbashkët kombëtar, duke shtuar:

“🤝 Me Kryetarin Iljaz Vejseli, në frymën e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale – për ta çuar Sarajin përpara me unitet, dinjitet dhe vizion të përbashkët kombëtar. 🇦🇱”

Ky takim sinjalizon një frymë të re bashkëpunimi politik në komunën e Sarajit, ku vlerat e përbashkëta kombëtare dhe interesat e qytetarëve vihen mbi dallimet partiake.

Banner

Related posts

Grubi: Le të më hetoj ose prokuroria, ose antikorrupsioni sepse unë jam i pastër

admin

DITËLINDJA E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA

admin

VLEN fillon kampanjën Vepro Tani për Natyrën!

Gjyla Halili