SPORT

Rashford tregon përvojën me ish-trajnerin Van Gaal

Marcus Rashford është lojtari i momentit te Manchester United. Ai ka shënuar 28 gola në 38 ndeshje këtë sezon. Së fundmi në një intervistë që ka dhënë për Sky Sports, ai ka folur për marrëdhënien e tij me ish-trajnerin Louis Van Gaal.

“Më kujtohen gjithmonë të enjtet me Van Gaal. Më gjobiste çdo të enjte, por ishte diçka që unë nuk mund ta kontrolloja. Kërkonte që të mbaroja studimet dhe më pas të shkoja në stërvitje, por koha nuk më dilte.

Megjithatë, përveç kësaj Van Gaal është sjellë shumë mirë me mua. Fjalët e tij kishin shumë ndikim tek unë dhe të isha pjesë e skuadrës së parë të United ishte një arritje e madhe, më bënte të lumtur”, u shpreh Rashford.

Banner

Related posts

Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale

Admin2

Ndryshon formati i “Abissnet Superiore 2023-2024”, miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

admin

Real Madrid – Barcelona, Hazard me statistika të çuditshme

admin

Leave a Comment