AKTUALE

Qeveria vendosi: Ndalohen kazinotë dhe lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme

Qeveria në seancën e sotme ka përcaktuar tekstin e Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të propozuar nga Ministria e Financave.

Me qëllim mbrojtjen e popullatës së re, propozohet që hapësirat afariste, gjegjësisht vendpagesat në të cilat organizohen lojërat e fatit, të jenë në distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat ​​fillore dhe të mesme. Ligji ekzistues nuk e përcakton distancën e objektit afarist në të cilin organizohen lojërat e fatit nga shkollat ​​fillore dhe të mesme, pra nuk përcakton një kriter të tillë.

Gjithashtu, ndër objektivat e ndryshimeve të propozuara, është nevoja e forcimit të kritereve të nevojshme për dhënien e licencave, si dhe saktësimin se një shoqëri tregtare me një licencë organizon një lloj loje fati, si dhe rriten edhe tarifat për dhënien e licencave të lojërave të fatit.

Banner

Related posts

Karapetrov: Rindërtimi i fushës së futbollit në KS Tetovë është një hap i rëndësishëm për sportin në qytet

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton Komandant Rokin: Ai nuk u tremb asnjëher, shembull i dashurisë për atdheun

Gjyla Halili

Mexhiti: Akademia Shqiptare e Shkencave do të bëhet!

Gjyla Halili

Leave a Comment