AKTUALE

Qarkullimi rrugor, Balla: Rritje e përgjegjësisë qytetare dhe jo e ndëshkimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke iu referuar shembujve pozitivë të Njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët, tha se kjo qasje duhet e po shtrihet në të gjithë vendin.

“Policia do të ketë një nivel tjetër komunikimi me qytetarët, pa zbehur tolerancën zero për “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ju sjell në vëmendje se një ndër burimet e trafikut në Tiranë janë edhe parkimet e gabuara në mes të rrugës apo drejtimi i mjetit duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin. Këto shkelje të Kodit Rrugor janë të ndëshkueshme dhe nuk duhet të tolerohen”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Balla tha se në detyrën si Ministër i Brendshëm, do të këmbëngulë për të rritur ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe jo ndëshkimin.

“Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve”, thekson Balla.

Banner

Related posts

Kosova jo si Ukraina, Shqipëria mbledh Këshillin e Sigurimit në OKB – dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë

admin

Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

admin

Osmani: Përvoja si mjek ka ngulitur thellë te unë dhembshurinë dhe empatinë, besoj që presidentit i duhen këto cilësi

Gjyla Halili

Leave a Comment