AKTUALE

Ali Ahmeti takon Ambasadoren e Norvegjisë: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i domosdoshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal.
Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një domosdoshmëri strategjike dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si garanci për të ardhmen evropiane të vendit dhe për stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për proceset demokratike dhe reformat, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e perspektivës evropiane të vendit.

Ja postimi plotë:

Sot realizova një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese dhe stabilitetin rajonal.

Theksova se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për të ardhmen evropiane të vendit.

Banner

Related posts

Voton kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza

Gjyla Halili

Lpk Shvl- Uçk me nderim- përkujtim të heroit të kombit Afrim Zhitia

Gjyla Halili

Rama publikon orën dhe vendin e takimit me shqiptarët në Athinë

Gjyla Halili