AKTUALE

Punonjësit shëndetësorë në Spitalin e Tetovës kërkojnë rroga dhe vendime pune, drejtori Berisha thotë se presin miratim nga Ministria e Financave

Punonjësit shëndetësorë në spitalin e Tetovës dolën në protestë me kërkesa për pagesë të rrogave dhe rregullim të marrëdhënies së punës. Disa prej tyre thonë se punojnë tash e 10 vjet, me kontratë në vepër, pa kontribute të paguara dhe me ndërprerje të sigurimit shëndetësorë, ndërsa shtojnë se po hyjnë në muajin e tretë që nuk kanë marrë rroga, përcjell TV21.

Drejtori i Spitalit, Agim Berisha thotë se faji nuk është te ata, respektivisht se vazhdimisht kërkojnë miratim nga ana e Ministrisë së Financave për vazhdimin e kontratave, edhe pse ka pajtueshmëri nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Banner

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme përsëri në lojë? LSDM e gatshme, Osmani mendon se zgjedhjet janë të nevojshme

Gjyla Halili

Naumovski: Përdorimi i shtesës së re të emrit shtetëror në dokumente është e nxituar dhe e parakohshme

Gjyla Halili

Ademi: Koha e vasalëve ka mbaruar – 19 tetori është koha e popullit!

Gjyla Halili