AKTUALE

Punëtorët e TV Klan Maqedonia do e padisin Faton Shoshin

Një grupi i gjerë punëtorësh të TV Klan Maqedoni kanë njoftuar se do të ndërmarrin hapa ligjore kundër drejtuesit të këtij TV, Faton Shoshi, pasi sipas tyre janë larguar nga puna në mënyre të njëanshme, përcjell Almakos.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të një grupi të punëtorëve të TV Klan Maqedoni:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Në emër të një grupi punëtorësh të TV Klan Maqedoni, ju njoftojmë publikisht për vendimin tonë që të ndërmarrim hapa ligjorë kundër drejtuesit të këtij televizioni Faton Shoshi, për shkak të largimeve të padrejta nga puna, të kryera në mënyrë të njëanshme, pa paralajmërim dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi që mbron të drejtat e punëtorëve.

Këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të rendit dhe të ligjit, si dhe cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e punës së shumë punonjësve që me përkushtim kanë kontribuar në funksionimin e këtij institucioni medial. Largimet janë kryer pa asnjë proces të rregullt disiplinor, pa respektuar afatet ligjore dhe pa ofruar arsyetime konkrete apo të dokumentuara.

Përmes këtij emaili, kërkojmë që ky shqetësim të marrë vëmendjen që meriton në opinionin publik dhe në institucionet relevante shtetërore, me qëllim që të ndalohen praktikat e tilla arbitrare dhe të sigurohet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në çdo nivel.

Me respekt,

Në emër të punëtorëve të TV Klan Maqedoni

Banner

Related posts

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” sot në Tiranë

Gjyla Halili

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha i vë ‘vulën’: S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

admin

Bajram Rexhepi takon banorë e lagjes jashtë vardarit, si çdo pjesë tjetër e qytetit edhe kjo lagje e haruar nga komuna

Gjyla Halili