AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Komandant Ilirin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Komandant Ilirit, Isa Likës, Ali Ahmeti ka përkujtuar me respekt dhe nderim bashkëveprimtarin, shokun dhe mikun e tij, me të cilin, siç thekson, ndau rrugëtimin për më shumë se një dekadë.

Në mesazhin përkujtimor, Ahmeti e përshkruan Komandant Ilirin si një njeri të fjalës, të qëndrimit dhe të përkushtimit, duke vënë në pah veçanërisht rolin e tij si figurë bashkuese dhe unifikuese.

Sipas Ahmetit, Iliri kishte aftësinë të afronte njerëzit rreth qëllimeve të përbashkëta dhe të ndërtonte besim në momente vendimtare.

Ai thekson se kujtimi për Komandant Ilirin nuk përfaqëson vetëm një rikthim në të kaluarën, por edhe një vlerësim për vlerat që ai la pas, si shoqëria e sinqertë, besnikëria ndaj bashkëveprimtarëve dhe përkushtimi ndaj idealeve të përbashkëta.

Njëzet vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Ahmeti vlerëson se Komandant Iliri vazhdon të mbetet i gjallë në kujtesën e bashkëveprimtarëve dhe në respektin për veprën dhe vlerat që përfaqësoi.
“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Ilirit!”, përfundon mesazhi përkujtimor.

Ja postimi plotë:

Sot, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Komandant Ilirit, Isa Likës, kujtojmë me respekt të thellë një shok, bashkëveprimtar dhe mik të çmuar, me të cilin pata nderin të ndaj rrugëtimin për më shumë se një dekadë.

Iliri ishte njeri i fjalës, i qëndrimit dhe i përkushtimit. Mbi të gjitha, ishte përbashkues dhe unifikues, njeri që dinte të afronte njerëzit rreth qëllimeve të përbashkëta dhe të ndërtonte besim në momente vendimtare.

Kujtimi për të nuk është vetëm një rikthim te e kaluara, por edhe një vlerësim për vlerat që la pas: shoqërinë e sinqertë, besnikërinë ndaj bashkëveprimtarëve dhe aftësinë për të bashkuar njerëzit rreth idealeve që na bashkonin.

Njëzet vjet pas largimit të tij fizik, Komandant Iliri mbetet i gjallë në kujtesën tonë, në respektin për veprën e tij dhe në vlerat që përfaqësoi.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Ilirit!

Banner

Related posts

Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash

admin

Dedivanaj dhe Dushaj takim në qendrën ILIOS: Fëmijët janë thesari ynë, është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme.

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin