AKTUALE

“Arabia Saudite pa shami”

Banner

Enver Robelli ka komentuar pjesëmarrjen e Arabisë saudite në Miss Universe.
Ai tha se Arabia Saudite pa shamia duke treguar për vajzën që do ta pëfaqësoj këtë vend e cila nuk bart shami dhe ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram.

Robelli tha se ka reforma në këtë vend me inicativën e Princit të Kurorës, Mohamed Bin Salman që siç tha, po e dnryshon Arabinë Saudite me hapa të shpejt.

Ai ka përmendur disa nga avantazhet që kanë pasur.

Shkrimi i plotë i Enver Robellit:

Për herë të parë Arabia Saudite do të dërgojë sivjet përfaqësuesen e saj në Miss Universe, pra në garën botërore për më të bukurën e globit. Ajo quhet Rumy Alqahtani, është 27-vjeçare, nuk bart shami, ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram. Reformat në Arabinë Saudite, të shtyra nga Princi i Kurorës, Mohamed Bin Salman, po e ndryshojnë Arabinë Saudite me hapa të shpejtë. Grave u është lejuar të drejtojnë automjetin, është hequr tutoria e burrave ndaj grave, ato mund të jetojnë vetëm (po deshën), mund të paraqesin kërkesë për pasaportë, mund të hapin firma, pa marrë pëlqimin e burrit, babait apo vëllait.
Mjekia Rayyanah Barnawi ishte vitin që shkoi gruaja e parë nga Arabia Saudite që u ngjit në Stacionin e Gjithësisë (ISS). Nga qielli Barnawi e përshëndeti gjyshen e saj dhe duke bërë me gisht nga veshi i tregoi se vathet e saj kanë arritur në qiell. Ngjitjen në qiell të Barnawit e pagoi qeveria saudite (50 milionë euro). Deri para disa vitesh gratë si Barnawi nuk lejoheshin të shkonin vetëm as në dyqanin e lagjes.

Ndërkohë udhëheqja në Riad e ka kuptuar se izolimi i grave, mbajtja e tyre si skllave ka pasoja të rënda për zhvillmin e shoqërisë si dhe dobëson ekonominë. Andaj duket se është vetëm çështje kohe kur në Arabinë Saudite të hapet debati mbi heqjen e obligimit për bartjen e shamisë. Ndonëse sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut ky vend është shumë larg standardeve të pranuara ndërkombëtare, përparimi sa i përket të drejtave të grave është tashmë epokal. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja në Miss Universe e Rumy Alqahtani.
Copyright: E.R. & Koha

Related posts

Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

admin

Fatmir Dehari pritet me përqafime dhe mbështetje të fuqishme nga mërgata në Zvicër

Gjyla Halili

Mickoski si “Vuçiçi i vogël” apo Filipçe si “Zaevi i vogël”

Gjyla Halili