AKTUALE

Publikohet libri “Aty ku ëndrat shuhen” të autores më te re tetovare, Halime Elmazi

Gjatë ditës së djeshme u promovua libri “Aty ku ëndrrat shuhen”, novelë autobiografike i autores së re nga Tetova, Halime Elmazi.

Përmes një rrëfimi të ndjerë dhe autentik, autorja sjell histori të frymëzuara nga përjetimet e jetës, ku shpalos mënyrën se si lidhjet familjare, ato shoqërore dhe dashuria ndikojnë në formimin e njeriut. Novela autobiografike trajton sfidat, zhgënjimet dhe plagët emocionale, por njëkohësisht përcjell mesazhin se, pavarësisht vështirësive, njeriu gjithmonë gjen forcën për të ëndërruar sërish dhe për të vazhduar përpara.

Me një qasje të sinqertë dhe emocionale, “Aty ku ëndrrat shuhen” fton lexuesin të reflektojë mbi marrëdhëniet njerëzore, fuqinë e qëndresës dhe shpresën që lind edhe pas zhgënjimeve më të mëdha.

Botimi i këtij romani është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të mbështetjes për krijimtarinë letrare dhe autorët e rinj.

Promovimi mblodhi dashamirës të letërsisë, miq dhe të afërm të autores, të cilët vlerësuan veprën dhe i uruan Halime Elmazit suksese në rrugëtimin e saj letrar.

Banner

Related posts

Kurti reagon ndaj deklaratave të Escobarit për mundësinë e konfliktit rajonal

admin

Sindikata e Gazetarëve kërkon rritjen e pagës minimale dhe i bashkohet protestës së punëtorëve

Gjyla Halili

Osmani-Aggeler: Është e domosdoshme përshpejtimi i integrimit të vendit në BE

Gjyla Halili