AKTUALE

Dehari: Në zonën 5 dhe 6 ua kemi bërë 8 me 2! Edhe pse i kemi kundërshtarë, ata janë vëllezërit dhe motrat tona

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari gjatë tubimit të Frontit Europian në Kërçovë, ku prezent ishte edhe Ali Ahmeti, tha se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Fronti Europain ka fituar me 6000 vota diferencë në krahasim me VLEN, përcjell TV21. Dehari tha se do të punojnë për fitore edhe më të thellë, ndërsa përçoi mesazhin se pavarësisht oponencës politike, kundërshtarët politikë i kanë vëllezër dhe motra.

Janë numrat dhe shifrat, që në qytetin tonë, në të dy zonat. Në zonën 6 dhe zonën 5, rezultati përfundimtar zyrtar është 8040 me 2050, me 6000 vota diferencë… Në Kosovë i thonë 8 me 2. Pavarësisht që ne jemi në një garë politike, pavarësisht se përballë nesh kemi kundërshtarë politik, ne ato i kemi quajtur dhe vazhdojmë t’i quajmë vëllezër dhe motra tona, ky është BDI”, tha Dehari.

Banner

Related posts

Përurohet uji i pijshëm në Likovë, Duraku: Mungesa e ujit “mision sllav”, kishte qëllim shpërnguljen e shqiptarëve

Gjyla Halili

Studiuesi italian: Toka ka lëvizur me 3 metra në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

admin

Diana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

Gjyla Halili