AKTUALE

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes

Në kuadër të ditëve festive që po zhvillohet në Tetovë, me mbështetje të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, klubi i Box-t “Shkëndija” nën menaxhimin e trajnerit Jusuf Hashimi solli spektakël të pa parë deri tani në sheshin “Iliria”

Arena e boksit në Tetovë u shndërrua në qendrën e sportit luftarak, ku u zhvillua me sukses Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Tetova N’Festë”, një manifestim që mblodhi boksierë dhe delegacione nga disa vende të rajonit.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje u ishte dërguar federatave të boksit të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Në këtë manifestim të jashtëzakonshëm në ring u ngjitën 18 boksierë, të cilët zhvilluan gjithsej 9 duele, duke dhuruar një mbrëmje të mbushur me emocione, rivalitet sportiv dhe cilësi të lartë boksi, shkruan Top24

Në turne morën pjesë boksierë të reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, ndërsa aktiviteti u delegua dhe u mbikëqyr nga zyrtarët e Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, moderimin e aktivitetit e bëri gazetari i njohur i sportit Shaban Sinani, i cili udhëhoqi ceremoninë dhe programin e mbrëmjes.

Në fund të turneut u shpallën edhe laureatët më të dalluar:

Boksieri më i mirë i turneut: Muharem Muaremi
Boksieri më i mirë i grupmoshave të reja: Ilir Selmani
Boksieri më i mirë nga jashtë: Enes Rehmati
Tekniku më i mirë: Semi Elmazi
Dueli më i mirë: Donjet Ramani – Denis Hysenlikaj
Trajneri më i mirë: Bashkim Gjana
Referi më i mirë u shpall trajneri nga Bullgaria
Në program u zhvilluan 9 duele kryesore, me përballje të nivelit ndërkombëtar, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku dhe dëshmuan se boksi në rajon vazhdon të prodhojë sportistë me cilësi të lartë.

Turneu “Tetova N’Festë” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit sportiv ndërmjet vendeve të rajonit dhe promovoi frymën e garës së ndershme, miqësisë dhe respektit në sport.

Banner

Related posts

Për herë të parë ndihma e shpejt në Shkup me shef shqiptar

Gjyla Halili

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Gjyla Halili

Vazhdon mbëshetja e kauzës të fraksionit brenda Bdi-së, Mexhiti falemdeneron familjen e haxhi Amet Demirit për mikpritje dhe përkrahje

admin