SHQIPËRI

Kuvendi, debat për agjentin e FBI/ Debate në forta në seancën ku mungonte Berisha i përjashtuar

Dënimi Sali Berishës për mos të marrë pjesë në kuvend nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në një fotokopje të shëmtuar me seancat e shkuara.

Delegimi nga Kryeministri i interpelancës tek Elisa Spiropali kërkuar nga Gazment Bardhi për arrestimin e ish zyrtarit të FBI ishte shkaku kaosit në parlament.

 Në mungesë të Berishës, barrën e bllokimit të kuvendit e mori një prej deputetëve të tij besnikë, Luçiano Boçi.

“Ky është akti më antikombëtar  që k marrë dhe ndërmarrë një kryeministër sepse goditja e tij nuk është thjesht ndaj opozitës PD është aset kombëtar pasuri e çdo shqiptari”, tha Boçi.

Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla e shikon zhurmën e opozitës jo të lidhur me ngjarjen në SHBA.

“Nuk ka asnjë zyrtar shqiptar, çdo përpjekje e juaj për të hequr vëmendjen nga hetimi i 21 janarit dhe hetimi i Gërdecit është një përpjekje e kotë”, tha Balla.

Dy herë ndërprerje të seancës nga kryetarja Lindita Nikolla nuk e sollën dot parlamentin në binarët e normalitetit.

“Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private. Edi Rama si i pandehur mund të zbatojë të drejtën e tij për të heshtur se çdo gjë që thotë mund t’i përdoret kundër në gjykatë”, tha Bardhi.

“Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak, keni 2 javë që gërricni të gjithë nervat e miletit shqiptar dhe nuk na lejoni të japim shpjegime njëherë e mire për këtë çështje”, tha Spiropali.

Në kushtet e një kaosi parlamentar ministrave nuk u mbeti gjë tjetër veç se të kuvendonin mes veti por edhe të argëtoheshin duke luajtur shah.

Sikurse edhe seancën e shkuar, socialistët ngritën kartonat duke votuar pa debat projektligjet e lënë shown bllokues të opozitës të vazhdonte në Facebook.


Top Channel

Banner

Related posts

Beteja lokale PD dhe PL në pritje të gjyqit të vulës, nuk dërgojnë kërkesën për regjistrim

admin

Arrestohet kryetari i Budvës, pjesë e bandës që trafikoi 4 ton kokainë

admin

“Fokusohemi te zgjedhjet e 14 majit”, Alibeaj pas mbledhjes së kryesisë: Të vendosur për t’ia dalë t’ia dalë me demokratët pa dallim

admin

Leave a Comment