SPORT

Prishtina – Ballkani, derbi i javës së 23-të

Kampionati në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 23-të.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë publikuar orarin e ndeshjeve të kësaj jave, tri prej të cilave do të luhen të shtunën, ndërsa dy të dielën.

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet sërish në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

FC DRITA dhe KF Llapi

Interesant padyshim do të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është mikpritëse e Llapit.

Në ndeshjet tjera, Gjilani do të jetë mysafir i Dukagjinit, Drenica pret Ferizajn dhe Trepça ’89 e pret Malishevën.

E shtunë:
Drita – Llapi
Dukagjini – Gjilani
Drenica – Ferizaj
E diel:
Prishtina – Ballkani
Trepça ’89 – Malisheva

Banner

Related posts

Fjalët e para të Sophie Sorschag, e cila do ta përfaqësojë Kosovës në ski

admin

Mesfusha, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në Premier Ligë

Gjyla Halili

Sot hidhet shorti për nëntë Kombëtare për Evropianin në Prishtinë

admin

Leave a Comment