SPORT

Kalaj: Realizova ëndrrën e babait

Banner

Serxho Kalaj do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e tij arriti mbrëmjen e djeshme të fitonte duke u ngjitur matematikisht.

Frosinone ka arritur të bëjë një sezon shumë të mirë në Serinë B dhe 23-vjeçari shqiptar ka marrë jo pak minuta me skuadrën e tij.

Ngjitjen në Serinë A, Kalaj ia ka dedikuar familjes së tij dhe babait të ndjerë që ka ndërruar jetë pak kohë më parë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mbrojtësi që ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë, u shpreh se ëndrra e babait të tij është bërë realitet.

“Çdo moment historik që kam arritur në jetën time vlen dyfish me ju përreth, ndihem me fat.

E kemi përmbushur ëndrrën e babait, jemi në Serinë A. Zoti është i madh”, shkruan mbrojtësi Kalaj.

/BotaSot/

Related posts

Futbollistja më e bukur në botë refuzon ofertën e radhës

admin

Klopp nuk i përgjigjet vetëm një gazetari, tregon edhe arsyen

admin

Lazio barazon me Veronën – SHQIP.com

admin

Leave a Comment