AKTUALE

Osmani ka dërguar mesazhe ngushëllimi tek Dendias dhe populli grek

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me rastin e aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur mbrëmë pranë qytetit të Larisës së Greqisë, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Në bisedën me ministrin Dendias, Osmani shprehu keqardhjen për humbjen e madhe të mbi 30 udhëtarëve, si dhe numrin e madh të qytetarëve të lënduar. Përmes ministrit Dendias, Osmani dërgoi edhe mesazhe ngushëllimi për familjet dhe të afërmit e të vdekurve, si dhe shpresë për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Osmani e informoi kolegun e tij se Republika e Maqedonisë së Veriut, si fqinj i afërt, është e gatshme të vërë në dispozicion kapacitetet e saj dhe të ofrojë ndihmë në përballimin e pasojave të aksidentit të rëndë hekurudhor, aty ku autoritetet greke e konsiderojnë të nevojshme.

Banner

Related posts

VLEN – Sot pasdite formohet kryesia e re, do përbëhet nga 23 anëtarë – Këta janë emrat

Gjyla Halili

Ratkoceri: Më 8 maj fitorja e Frontit Europian do të jetë më e thellë! BDI do të bëj diferencë të madhe…

Gjyla Halili

Maqedonia kundër agresionit rus, Ministri Lloga: Ëndrra për një Ukrainë moderne jeton

Gjyla Halili

Leave a Comment