AKTUALE

Grubi takoi u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Otto Graf.

Në takim u bisedua mbi integrimin europian, ndryshimet kushtetuese dhe planin e Qeverisë për të arritur synimin këtë vit, me ç’rast Grubi e ka informuar ambasadorin Graf se Qeveria ka draftuar planin zbatues për ndryshimet kushtetuese dhe ka filluar përgaditjet për realizim.

Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit europian dhe reformat në vend.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për reformat e thella në fushën e sundimit të së drejtës, përfshirë këtu dhe realizimin e vettingut si një proces i domosdoshëm për vendin.

Grubi dhe Graf në fokus të bisedës kishin edhe situatën në rajon, me theks të veçantë marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke dhënë kështu mbështetje të plotë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Banner

Related posts

Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike

Gjyla Halili

RMV, Agjencia për Ushqim gjobiti 23 objekte hotelerike dhe asgjësoi 200 kilogramë ushqim

Gjyla Halili

Sot “Dita D” në Kushtetuese, gjykata pritet të marrë vendim mbi Ligjin për Gjuhët

Gjyla Halili

Leave a Comment