SHQIPËRI

Trajkoviq: Vuçiqi që një dekadë i quan heronj të dyshuarit për krime

Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për promovim të mosndëshkimit të të dyshuarve për krime të rënda në Serbi.

Trajkoviq këtë reagim e ka bërë pas publikimit të një rrëfimi për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me botën e krimit nga “New York Times”.

“Prej 10 vjetësh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, ka shkruat Trajkoviq, në Twitter.

Sipas saj Serbia është “në gjendje të jashtëzakonshme” dhe se Vuçiqi nëpërkëmb çdo person të lirë në Serbi.

Banner

Related posts

Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

admin

Begaj pret në takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë:

Gjyla Halili

Përfundon votimi, Rama bën parashikimin: PS merr mbi 50 bashki

admin

Leave a Comment