AKTUALE

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

Presidentja ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit.

Banner

Related posts

Bytyçi akuzon Ministrin e Kulturës në Shkup për diskriminim ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

A do të vizitoni Kosovën? Kryeministri shqiptar i Maqedonisë: Në dasmë shkohet me ftesë

Gjyla Halili

Trençevska: Rritja e pensioneve pa plan është rrezik për sistemin pensional

Gjyla Halili