AKTUALE

Aggeler: Udhëheqësit e RMV-së duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në BE, përpara se ajo t’ju ikë

Ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler u dërgoi një mesazh të qartë politikanëve të vendit në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE.

Aggeler thotë se, partitë qofshin në opozitë apo në pushtet, duhet të përqendrohen në promovimin e mirëqenies së të gjithë vendit, jo vetëm të një grupi.

“Nëse do ta kisha përgjigjen, nuk do ta diskutonim ende këtë.

Nuk e di nëse ka ndonjë alternativë tani. Udhëheqës të lartë shtetërorë, kryeministri, ministri i jashtëm, ministri i mbrojtjes dhe ministra të tjerë, janë shpesh në Bruksel, ku zhvillojnë bisedime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Si ambasadore e SHBA-së, besoj fuqimisht se Maqedonia e Veriut i takon BE-së. Gjeografikisht, politikisht dhe strategjikisht, ka kuptim. Edhe pse SHBA-të nuk janë pjesë e BE-së, ne i shohim qartë përfitimet që do t’u sjellë qytetarëve të vendit – tregtinë, infrastrukturën, sundimin e ligjit dhe reformat kundër korrupsionit. E kuptoj zhgënjimin. Ju ndryshuat emrin, flamurin, bëtë lëshime të mëdha. Megjithatë, qëllimi është ende i paarritshëm. Por këto vendime – sado të vështira, duhet të merren. Brukseli nuk është një zë i vetëm; është një aleancë komplekse shtetesh. Është gjithmonë zhgënjyese kur retorika bëhet pa nevojë armiqësore nga ndonjë anëtar. Nevojitet dialog, pragmatizëm dhe veprim.

Unë besoj se ka mbështetje të fortë në Bruksel dhe se udhëheqësit e vendit duhet ta shfrytëzojnë mundësinë përpara se ajo t’u ikë nga duart”, tha Aggeler për “Fokus”, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje për anëtarësimin e RMV-së në BE.

Ambasadorja shtoi se edhe nëse anëtarësimi në BE ngec, ne nuk po qëndrojmë në vend. Ne punojmë me këtë qeveri dhe qytetarët e saj në shumë, shumë fusha që pasqyrojnë qëllimet tona të përbashkëta.

Banner

Related posts

Alsat ka siguruar detaje ekskluzive nga Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili duhet ta zëvendësojë balancuesin e shfuqizuar

Gjyla Halili

Mirënjohja e SHBA-së, përmes Blinkenit ndaj Bujar Osmanit

Gjyla Halili

Zv/kryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

Gjyla Halili