AKTUALE

Ivan Ivanaj uron ditën e Komunës së Tuzit: Malësia ka ndryshuar, zhvillimi nuk ndalet

Me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi mbi rrugën e zhvillimit të Malësisë në vitet e fundit.
Ivanaj thekson se që nga viti 2019, Malësia ka shënuar ndryshime dhe zhvillim të dukshëm, duke nënvizuar rëndësinë e vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e tyre.

“Që nga viti 2019, Malësia ka ndryshuar, është zhvilluar dhe ka dëshmuar se kur vendosim vetë për të ardhmen tonë, rezultatet janë të dukshme”, shprehet Ivanaj.

Ai shton se përpjekjet për ta kthyer Malësinë në gjendjen e para vitit 2019 janë të kota, pasi, siç shprehet ai, “koha nuk kthehet pas dhe zhvillimi nuk ndalet”.

Në mesazhin e tij, Ivanaj bën thirrje për vazhdimin e rrugës së përbashkët drejt një Malësie më të zhvilluar dhe më të fuqishme, me orientim të qartë evropian.

“Të bashkuar, vazhdojmë përpara — për një Malësi më të zhvilluar, më të fortë dhe me të ardhme evropiane”, shprehet ai.

Në fund, Ivanaj uron qytetarët me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit:
“Gëzuar Ditën e Komunës së Tuzit!” 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Sot kemi arsye të jemi krenarë për rrugën që kemi bërë së bashku. Që nga viti 2019, Malësia ka ndryshuar, është zhvilluar dhe ka dëshmuar se kur vendosim vetë për të ardhmen tonë, rezultatet janë të dukshme.
Ne e kemi zhvilluar këtë vend — dhe ky është vetëm fillimi.
Kot përpiqen ata që duan ta kthejnë Malësinë në gjendjen ku ishte para vitit 2019. Koha nuk kthehet pas, as zhvillimi nuk ndalet.
Të bashkuar, vazhdojmë përpara — për një Malësi më të zhvilluar, më të fortë dhe me të ardhme evropiane.

Gëzuar Ditën e Komunës së Tuzit! 🇦🇱

Foto nga përurimi i rrugës se Kojës 2020.

Banner

Related posts

Shqiponja shqiptare valëvitet edhe në Arabinë Saudite!

Gjyla Halili

Qytetarët ankohen për çmimet, a ndikoi ndalimi i mallrave serbe?

admin

Mariçiq: Marrëveshja e Prespës anëtarësoi Maqedoninë në NATO

Gjyla Halili