AKTUALE

Taravari: Me Kosovën kemi projekte të përbashkëta për rrugët Shkup-Bllacë, Prizren-Tetovë dhe pikat e përbashkëta kufitare

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, njëherit Ministër i Shëndetësisë, është pjesë e delegacioni qeveritarë nga Maqedonia në takimin mes dy qeverive Maqedoni-Kosovë në Prishtinë.

Taravari nga Prishtina shkruan se dy shtet, gjegjësiht Maqedonia dhe Kosova kanë projekte të përbashkëta si ai i gjysëm miliard euro shkëmbim tregtar.

“Jam i kënaqur që tashmë qeveritë tona kanë projekte të përbashkëta si ai i gjysëm miliard euro shkëmbim tregtar, rrugët Shkup-Bllacë e Tetovë-Prizren apo pika e përbashkët kufitare. Këto dhe vendime të tjera u morëm në këtë mbledhje që është vetëm fillimi i një lidhje të fortë. T’fala nga Kosova!”, shkruan Taravari.

Ndryshe, sot janë nënshkruar disa marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij nga Maqedonia, Pançe Toshkovski.
E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozinovska, nënshkruan momerandumin e radhës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj nga Maqedonia, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshje bilateral pritet në të ardhmen të firmosen edhe mes dikasterev të tjera, sikurse është ai i Shëndetësisë, gjë të cilën tashmë përmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitija, i cili uronte homolgun e tij Taravari për emërim në krye të MSH-së në RMV.

“U gezova shume kur Arben Taravari u emerua Ministër i Shëndetësisë, si njeri me integritet te larte, bashkepunues dhe me te arritura te larta profesionale. Shume shpejt nenshkruajle marreveshje bilaterale në shëndetësi’, shkruante Vitija.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut bën me dije se kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski dhe ai do të nënshkruajnë dy momerandume dhe një protokoll, marrëveshje këto për arsim, lëvizje të lirë dhe energji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se dy vendet kanë shumë të përbashkëta, por ajo më e rëndësishmja është aspirata për tu integruar në NATO dhe BE.

Banner

Related posts

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!

Gjyla Halili

VLEN hap shtabin zgjedhor në lagjen Migjeni, qytetarët në përkrahje masive

Gjyla Halili

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili