AKTUALE

Porosia e kullës me 26 janar në Vlorën e Ismail Qemalit

FTESË
Ditën e diel, datë 26 janar 2025, ora 11:00 në sallën e Biblotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti Ismail Qemali Vlorë • Faqe Zyrtare në Skelë bëhet përurimi i librit “Porosia e Kullës” = “Dreaming from the trunk of an American car” të shkrimtarit, atdhetarit, Doktorit të Shkencave Mjekësore, me banim në New York Pashko Camaj, shqiptar i Malit të Zi, veprimtar i shquar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, aktualisht shërben si Sekretar i saj.
Libri është botim i “Onufrit” prestigjioz me botues Kadarejanin Bujar Hudhri.
Kemi në dorë një libër të vërtetë, letërsi autobiografike me motive emigranti, veshur me pekt antropologjik, shkruar me gjuhë të pastër, të pasur, të rrjedhshme, kemi profilin e shkrimtarit bashkëkohor, që strukturën e këtij libri me kujtime, që lëndën e gjen tek kulla si simbolikë e shqiptarit në rrjedhat e kohës, tek malli për zjarrin e të parëve, tymin, zjarrin, amanetin e kullës për të vijuar Udhëtimin dinjitoz të jetës, siç e meriton njeriu.
Arkitekti dhe karikaturisti i madh Arben Meksi është “mbles” i këtij takimi të veçantë letraro-artistik dhe kulturor.
Ftoheni të merrni pjesë.

Banner

Related posts

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Kërçova i dërgon porosi të re Hristijan Mickoskit!

Gjyla Halili

Mexhiti: VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë, nga 2-3 shkallë që të marrin rroga më të mira

Gjyla Halili