AKTUALE

Pendarovski: Vettingu duhet të jetë i detyrueshëm dhe në përputhje me legjislacionin tonë

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në debatin në MTV ka trajtuar edhe temën e reformës në drejtësi.

Vetingu duhet të jetë i detyrueshëm këtë herë. Unë shoh edhe përgjegjësinë time personale në këtë. Në vitin 2016 kam qenë lider në IE1 për ato zgjedhje, duke i dëgjuar njerëzit në Bruksel, dhe ata të udhëhequr nga përvojat nga Shqipëria, kanë thënë mos e bëni, sepse çdo e treta kaloi atje në gjyqësor”, tha Pendarovski.

Pendarvski tha se këtë herë vettingu duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin maqedonas.

Të kontrollojmë fillimisht pronat e politikanëve. Nuk mendoj se ka një qendër, fatkeqësisht disa qendra të larta janë të zëna në drejtësi, në prokurori dhe në politikë. Të tilla ka edhe në qendrat e pushtetit ekonomik, të cilat nuk janë në politikë, nuk janë në gjyqësor dhe nuk janë në prokurori”, tha Pendarovski.

Banner

Related posts

Haxhiu: Nuk është faji i grave që janë dhunuar seksualisht, paragjykimet ende janë prezentë në shoqëritë tona

Gjyla Halili

MEPSO me udhëheqësi të re. Doc. Dr. Burim Latifi emërohet drejtor

Gjyla Halili

NASER NIKA BASHKON ULQININ ME DIASPOREN

admin