AKTUALE

Panel diskutim në Shkup: Verifikim i burimeve për luftën kundër dezinformatave

Panel-diskutim ” Verifikim i burimeve për luftë kundër dezinformatave dhe manipulimeve mediatike” do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit “Verifikimi i fakteve para publikimit në luftën kundër dezinfrmatave”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Në panel-diskutim, siç njoftojnë nga Qendra për zhvillim të mediave, do të prezantohet “Manuali për verifikim të dezinformatave dhe manipulimeve mediatike”, botim i Qendrës evropiane të gazetarisë (European Journalism Centre). Përkthimi i manualit, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, është përgatitur në kuadër të këtij progami.

Folësit në panel-diskutim, gazetarë me përvojë dhe praktikantë në fushën e verifikimit të fakteve dhe ekspozimit të dezinformatave, do të flasin për aspekte të ndryshme të verifikimit të informacioneve dhe verifikimit të faktve, si dhe për rolin e mejnstrim mediave në luftën kundër dezinformatave.

Banner

Related posts

Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

admin

Ahmeti: Nuk jam politikan i salloneve, biskotave. “Nuk lejoj të preket shqipja, sepse është larë me gjak

Gjyla Halili

Në RMV ka pasur 1377 telefonata në 24 orët e fundit

Gjyla Halili