AKTUALE

Nënshkrim i Deklaratës për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Kryetarët e të rinjve të partive politike sot në Shkup do të nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Akti i nënshkrimit të Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit, e cila ka filluar në vitin 2014 dhe mbahet para çdo zgjedhje.

Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për mbarë opinionin e RMV-së se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë politike të ndryshme, duke e ngritur dialogun politik në një nivel më të lartë.

Banner

Related posts

Iljas: Ia kemi shtrënguar dorën njëri-tjetrit, TDP nuk e lëshon Frontin Evropian!

Gjyla Halili

Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius

Gjyla Halili

Çështja e stemës dhe himnit/ Krzhalovski: Debatet pjesë e një pakoje më të madhe – hyrje në temat e BE-së!

Gjyla Halili