AKTUALE

Panel diskutim në Shkup kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve

Në organizim të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), sot në Shkup do të mbahet panel diskutim kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve.

Në hapjen e ngjarjes është paraparë që fjalim të mbajnë drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski, ambasadorja e Spanjës, Veronik Hulman dhe drejtoresha e IFES në RMV, Joana Kosma.

Përfaqësues të ASHMAA-së, ESHR-së, KSHZ-së dhe KSHPK-së do të përqëndrohen në çështjet lidhur me integritetin zgjedhor në reklamimin politik në vend, ndërsa përfaqësues të trupave rregullatorë evropianë do të flasin për reklamimin politik në iniciativat e reja ligjdhënëse të Bashkimit Evropian.

Banner

Related posts

Dy shtetas të Maqedonisë janë ndaluar pasi kanë importimin e dokumenteve bosh të falsifikuara në Greqi

Gjyla Halili

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit opozitarë”, Edi Rama kërkon hetimin e Kryemadhit

admin

NJOFTIM PËR RAMAZAN!

Gjyla Halili