AKTUALE

Jabollçishta nderon Ali Ahmetin me fanellën nr. 24 për 24 vite angazhim politik.

Gjatë vizitës së sotme në Jabollçishtë, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u nderua nga drejtuesit e KF Bashkimi Jabollçishtë me një fanellë të klubit me numrin simbolik 24.

Fanella iu dorëzua nga presidenti i klubit, Mustafa Jahja, dhe kryetari i komunës, Suat Shaqiri, si shenjë respekti dhe vlerësimi për 24 vitet e veprimtarisë politike të Ahmetit.

Ky gjest simbolik u vlerësua si një mirënjohje për kontributin e tij në jetën politike dhe shoqërore, ndërsa vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe sportdashësve të zonës.

Drejtuesit e klubit theksuan se numri 24 përfaqëson 24 vite angazhim politik dhe publik të Ali Ahmetit, duke e cilësuar atë si një figurë me peshë të veçantë në historinë më të re politike të vendit.
#OneTeamOneLove 💚🤍
#ForcaBashkimiJabollçishtë 💪🏻

Banner

Related posts

Forumet e Gruas të partive opozitare të VLEN-it, organizuan aktivitet për nder të ditës së gruas

Gjyla Halili

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Gjyla Halili

Bilall Kasami nënshkroi marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve të Administratës

admin