SHQIPËRI

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, mbi të rëndojnë disa akuza

Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk rezulton të ketë deklaruar asnjë nga llogaritë bankare në Zvicër dhe vendet të tjera europiane përfshi edhe Qipron nga ku janë bërë pagesa apo ka marrë edhe para nga kompanitë off shore.

Për më tepër në një nga faturat e transfertave bankare Kryemadhi rezulton se ka marrë para në formë dividenti nga ana e kompanive off shore me lidhje ruse.

Ky fakt është një shkelje e ligjit për të cilin deputeti humb menjëherë mandatin sepse ka bërë deklarim të rremë, por edhe vendoset nën hetim.

Nëse hetimi cerfitikon vërtetësinë e dokumenteve që implikojnë Kryemadhin,  atëherë mbi deputeten e Partisë së Lirisë rëndojnë disa akuza, që nga ajo e deklarimit të rremë, pastrimi i parave, fshehje të pasurisë.

Hapi i parë në këtë rast duhet të kryet nga SPAK, i cili minimalisht duhet të verifikojë duke parë deklarimin e pasurive të bëra nga Monika Kryemadhi.


Top Channel

Banner

Related posts

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

admin

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin në KAS

admin

Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

admin

Leave a Comment