AKTUALE

Osmani pranoi kopjet kredenciale të ambasadorit azer, Kasijev

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev.

Duke i uruar suksese Ambasadorit Kasijev, Ministri Osmani shprehu besimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë. Kënaqësi e veçantë u shpreh për bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave në institucionet ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, gjendjen aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe tema rajonale.

Banner

Related posts

Ilir Hasani i drejtohet Ali Ahmetit: Kryetari i Kumanovës duhet të jetë shqiptar, bëja qaren!

Gjyla Halili

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Gjyla Halili

Promovimi i librit “Livia”/Agron Dedivanaj falenderon autorin Mark Pashku-Lucgjonaj për mirënjohjen që ka shprehur ndaj shoqatës “Jehona e Malësisë”!

Gjyla Halili

Leave a Comment