SHQIPËRI

Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Arben Ramkaj ka reaguar në lidhje me celebrimin e martesë së dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Ramkaj e cilësoi këtë martesë të paligjshme dhe informale.

Ai deklaro për Euronews Albania se martesa e dy vajzave thyen kodin e familjes, ndërsa theksoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kosto me vendimin për celebrimin në tarracën e bashkisë.

“Kjo është një martesë informale, anti-ligjore, e paparashikuar nga ligji dhe kodi i familjes. Problemi është se kjo është bërë në një zyrë publike të shtetit shqiptar nga një bashki e cila ka një këshill bashkiak, ka autoritete, ka qytetarë që e kanë votuar. Kanë marrë një mal me vota nga konservatorët dhe tradicionalët. Kryetari i bashkisë mori këtë vendim që do i kthehet në kosto politike”, theksoi Ramkaj.

Banner

Related posts

Ndërtues në Shqipëri, trafikant në Spanjë! SPAK i merr 23 pronat miliona euro bosit

admin

“Bashkohuni me ne!”/ Protesta e opozitës, Berisha: Qëllimi i këtij revolucioni është përmbysja e monizmit

admin

Rrugët në Greqi kthehen në “lumenj të rrëmbyeshëm”, njerëzit shpëtojnë njëri-tjetrin

admin