AKTUALE

Paga mesatare në Maqedoni është rritur dukshëm – bruto paga është 51.387 denarë, rekordi neto 34.364 denarë

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Industria përpunuese (20.4%), Art, argëtim dhe rekreacion (20.2%) dhe Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (19.0%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur në sektorët: Transport dhe magazinim (10,4 %), Aktivitete imobiliare (10,2 %) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (8,4 %).

Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës, në dhjetor 2022, është 34.364 denarë.

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës, në dhjetor 2022, është 51.387 denarë.

Banner

Related posts

Zgjedhjet Presidenciale/ Gratë në fokus, përplasje në distancë Pendarovski – Davkova!

Gjyla Halili

Gashi keqpërdor emrin e Harun Aliut për pikë e qëllime politike

Gjyla Halili

Dialog social në Kumanovë, rritjen e interesimit për shkollat profesionale

admin

Leave a Comment