AKTUALE

Paditi KQZ-në dhe kërkoi shfuqizimin e regjistrimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit, Gjykata rrëzon Alibeajn

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj. PD përmes Indrit Sefës kërkoi në gjykatë shfuqizimin e vendimit të KQZ e cila ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, Koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa PD-në e Berishës.

 

“Me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

 

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e padisë.
  2. Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
  3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim”, thekson Gjykata.

 

NJOFTIM PËR MEDIA

 

Sot, më datë 30.03.2023, ora 15:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

 

  1. Sokol Ibi (Relator);
  2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
  3. Edlira Petri (Anëtare);
  4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
  5. Alma Kolgjoka (Anëtare);

 

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.7 Regj.Themeltar, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

 

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar në seancë nga Indrit Sefa.

 

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

 

PERSON I TRETË: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar në seancë nga Altin Kaziaj dhe Franci Nuri.

 

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.32, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

 

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

 

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

 

BAZA LIGJORE: Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor; Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr.01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

 

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

 

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

 

me Vendimin Nr. 6, datë 30.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

 

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e padisë.
  2. Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palëve siҫ janë kryer.
  3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
  4. U shpall në Tiranë më datë 30.03.2023.

 

Tiranë, më 30.03.2023

 

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi takon banorët e qendrës: Zemra e Tetovës në kaos, gjithçka i shërben interesave të grupeve

Gjyla Halili

KSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për deputetë

Gjyla Halili

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Gjyla Halili

Leave a Comment