AKTUALE

Ahmeti si ndahet Gostivarit – Të premten zgjidhet shefja e shtabit politik të Forumit të Gruas

Banner

Të shtunën, më 20 qershor 2025, me fillim nga ora 20:30, në ambientet e Sydney Terrace, do të mbahet një ngjarje politike e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së në Gostivar, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore.

Ngjarja do të karakterizohet me zgjedhjen e Shefes së Shtabit Politik të Forumit të Gruas, e cila pritet të prezantojë drejtimet kryesore të angazhimit të grave si dhe rolin e tyre kyç në përfaqësimin politik dhe institucional.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i cili do të mbajë një fjalim para të pranishmëve, me fokus në rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe në mbështetjen për programin politik të partisë në prag të zgjedhjeve të tetorit.

Ngjarja pritet të mbledhë struktura organizative, aktiviste dhe përkrahëse nga rajoni dhe më gjerë, duke e kthyer këtë takim në një demonstrim të fuqishëm të mobilizimit dhe energjisë politike që sjellin gratë në skenën politike.

Related posts

Gjeloshaj: DF e njohu Kosovën duke iu bashkuar qeverisë, vendimi i shtetit të Malit të Zi për atë status është i pakthyeshëm

Gjyla Halili

Osmani: Do të thyejmë barrierat mentale, që fëmijët tanë të mos kenë ëndrra të parealizuara

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E MATURANTEVE TË PARALELES SË SHTRIRË TË MEDRESESĒ SË  VAJZAVE – SHKUP FTESË PËR SOLEMNITETIN E MATURËS

Gjyla Halili